Living ALB | Skopje East Gate

FILLONI NJË STIL TË RI TË JETËS

Harta ndërvepruese

MË SHUMË SE NJË SHTËPI E RE

Imagjinoni mëngjese të rrethuara me një gjelbërim të bollshëm, duke pasur gjithçka që dëshironi vetëm një hap larg jush dhe të jeni pjesë e ritmit të ri urban.

Të jesh pjesë e East Gate Living është më shumë sesa thjesht të blesh një shtëpi të re, pasi bëhesh pjesë e vizionit të Shkupi East Gate që do të thotë një stil i ri i jetes moderne.

672

NJËSI BANIMI

25.000m2

SIPËRFAQE E GJELBËR

20

LLOJE TË APARTAMENTEVE UNIKE

50m

DISTANCA NDËRMJET NDËRTESAVE

Interactive map

Shikojeni asortimentin e gjerë të apartamenteve dhe përcaktohuni për shtëpinë tuaj të re.

FILLO
SIPËRFAQE ME GJELBËRIM

Duke filluar nga apartamentet me kopshte të gjëra e të gjelbërta e deri në zonat e hapura të tarracave kaskade në katet e secilës ndërtesë, nuk ka asnjë pamje që nuk është e pasuruar me gjelbërim.
Distanca ndërmjet ndërtesave prej 50 m jep një mundësi perfekte për të shijuar zonat e gjelbërta ku qiramarrësit dhe vizitorët mund të pushojnë duke bërë një shëtitje të shkurtër, si dhe çdo prind të kënaqet duke parë fëmijët e tyre duke lozur lirshëm në terrenet e lojërave të fëmijëve, m’u përpara vatrës së tyre.

APARTAMENTE UNIKE

Përveç apartamenteve me zgjidhje hapësinore të krijuara në mënyrë ideale duke filluar nga 42 m2 mes të cilave mund të zgjidhni një shtëpi me një deri në tre dhoma gjumi, East Gate Living ofron një asortiment të apartamenteve unike që arrijnë edhe deri në 210 m2. Duke filluar nga apartamentet e katit përdhesë me tarraca të gjera dhe zona të gjelbërta, e deri te apartamentet me tarraca të mëdha që ndodhen në të gjitha katet kaskadë, si dhe duplekset unike, në East Gate Living do të gjeni një asortiment të gjerë të apartamenteve unike.

STANDARDE TË CILËSISË

Duke filluar nga materialet e klasit të parë për dyshemetë, pllakat dhe pajisjet sanitare e deri në zgjedhjen e materialeve izoluese termike dhe të tingullit, mund të jeni të sigurt që shtëpia juaj plotëson standarde të larta të cilësisë dhe efikasitetit të energjisë A +. Secili apartament do të jetë i pajisur me sisteme Smart Home që ndjekin ritmin tuaj të jetës moderne, ndërsa me sistemin e kondicionimit Multi-Split për ftohje dhe ngrohje do të keni kontrollin mbi temperaturën e çdo dhome që të keni rehati të plotë.

VETËM NJË HAP LARG VATRËS SUAJ

Një pjesë e aspektit praktik të të qenit pjesë e East Gate Living është se nuk duhet të shqetësoheni për të gjetur gjithçka që ju nevojitet për shtëpinë tuaj, veten ose të dashurit tuaj. Menjëherë pranë shtëpisë tuaj keni në dispozicion një asortiment të gjerë dyqanesh të kategorive të ndryshme, si dhe një supermarket të madh, sallon bukurie, qendër fitnesi, sallon dekorimi shtëpie dhe një dyqan me të gjitha llojet e pajisjeve elektronike dhe shtëpiake, si dhe një sërë shërbimesh tjera në dispozicionin tuaj në çdo kohë (banka, zyrë postare, etj.).

LOKACION I PËRSOSUR

Në vetëm 5 minuta larg nga qendra e qytetit, East gate Living ka lidhje të shkëlqyera. Afërsia e bulevardit "Aleksandar Makedonski" ju ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me autostradën ndërkombëtare E-75 dhe E-76 përmes M4, e cila shmang të gjitha bllokimet e trafikut kur shkoni në rrugë ose kur ktheheni në shtëpi në Shkup. Ndërsa, nëse planifikoni të udhëtoni me aeroplan, aeroporti ndërkombëtar është vetëm 15 minuta larg me makinë.

Korrik 2020

Construction progress

Every month we keep you updated on the work progress of the Skopje East Gate project. As we are approaching closer to bringing East Gate to life, check how far we’ve come by watching this done footage for the previous month.

NA KONTAKTONI

Për të gjitha informacionet në lidhje me ofertën e apartamenteve, disponueshmërinë dhe procesin e shitjes, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë dhe agjentët tanë të shitjes do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

    A keni zgjedhur tashmë një ndërtesë?

    Call us:

    +389 (2) 5514 283