Nuk mund të jetë East Gate

East Gate është themeluar nga ana e grupacionit Balfin. Që nga fillimet e veta në vitin 1993, Balfin është një nga grupacionet më të suksesshme afariste dhe më të rëndësishme që është aktive në Evropën Juglindore.

Portfolio e investimeve të grupacionit mund të klasifikohet në aktivitetet për patundshmëri, shitje me pakicë, menaxhim me hapësira komerciale dhe industriale, telekomunikacion, kreditim, industri minerale, turizëm, energji dhe bujqësi.

Balfin ka ndërtuar reputacion si grupacioni më aktiv dhe më inovativ , falë suksesit në investimet inovative, të cilat bënë ndryshime dhe revolucion jo vetëm në treg por edhe në sjelljen e konsumatorëve. Sot, me qendër në Tiranë, Balfin është prezente edhe në Austri, Shqipëri, Maqedoni, Dubai, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Holandë.


Vende në hartë: Austria, Shqipëria, Maqedonia, Dubai, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Holanda.

Balfin ka mundësuar prezencë të fortë me subjektet e veta afariste në Evropën Juglindore dhe në tregjet ndërkombëtare, në bazë të vizionit të saj ambicioz, përkushtimit total drejt përsosmërisë, me karakterin e saj të hapur dhe dinamik drejt biznesit, strukturën e fortë administrative dhe eksperiencën e madhe gjatë viteve.

Të gjithë kompanitë që janë pjesë e grupacionit Balfin kanë histori në vete, si lider në sektorin në të cilin punojnë. Grupacioni vazhdimisht implementon ide inovative, dhe përmes asaj krijon biznes të suksesshëm, dhe me atë krijon shembull që duhet të ndiqet.

Tregëti

  • Neptun – zinxhir dyqanesh për teknikë të bardhë – në 3 shtete (Shqipëri, Maqedoni, Kosovë)
  • Jumbo – zinxhir dyqanesh për lojëra për fëmijë- në 4 shtete (Shqipëri, Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë)
  • SPAR- zinxhir supermarketesh

Patundshmëri

  • City Mall- Shkup- Qendër tregtare
  • TEG Mall- Tiranë- Qendër tregtare
  • QTU Mall- Tiranë- Qendër tregtare
  • Tirana Logistics Park- Parku Logjistik

Projekte

  • Vala Mar Residence- vila bregdetare në Durrës- Shqipëri
  • Green Coast- vila bregdetare në Plazhin Palasë- Shqipëri
  • Rolling Hill- vila në Tiranë, Shqipëri
  • Ambasador 3- Rezidenca banimi në Tiranë, Shqipëri